Ndërlidhjet

Kerry viziton Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i shtetit, Kerry pas aterrimit në aeroportin e Ammanit, 16 korrik 2013

Sekretari amerikan i shtetit, Kerry pas aterrimit në aeroportin e Ammanit, 16 korrik 2013

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është rikthyer në Lindjen e Mesme, në udhëtimin e tij të gjashtë që prej se është emëruar në këtë pozitë në shkurt.

Kerry ka mbërritur të martën në Aman, ku ka takuar zyrtarët e qeverisë së Jordanisë dhe ministrat e jashtëm të Ligës Arabe.

Bisedimet e tij pritet të fokusohen në krizën në Egjipt, luftën civile në Siri dhe procesin e ngecur të paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Departamenti i Shtetit ka thënë se Kerry nuk e ka në plan që të udhëtoi drejt Izraelit apo Autoritetit Palestinez.

Mirëpo ka disa media që kanë cituar një zyrtar palestinez se Kerry ka mundësi që të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas në Jordani.

Kerry ka biseduar me zyrtarët e të dyja palëve në muajin qershor.

Mirëpo ato biseda nuk patën arritur që të nxisin vazhdimin e negociatave të cilat kanë ngecur që disa vjet.
XS
SM
MD
LG