Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Caktohet data e zgjedhjeve presidenciale


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Në Pakistan data gjashtë gusht është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale për zëvendësimin e presidentit në detyrë, Asif Ali Zardari.

Votimi do të mbahet në parlamentet krahinore dhe atë kombëtar.

Zyrtarët të martën kanë thënë se pasardhësi i Zardarit duhet të zgjedhjet jo më herët se dy muaj para e as më vonë se dy muaj pas skadimit të mandatit të tij pesë vjeçar.

Mandati i Zardarit skadon me datën 8 shtator.

Presidenti aktual nuk do të ri-kandidojë sepse Partia e Popullit Paktistanez së cilës i përket ai, nuk i ka votat e mjaftueshme në mesin e ligjvënësve për tu zgjedhur.

Komisioni Zgjedhor Pakistanez ka thënë se afati i fundit për nominimin e kandidatëve është 24 korriku.

Partia e kryeministrit Nawaz Sharif, Liga Myslimane e Pakistanit, pritet të fitojë sepse ka më shumë deputet se të gjitha partitë e tjera.

Zardari e ka zëvendësuar udhëheqësin e mëparshëm ushtarak, Pervez Musharraf në vitin 2008 dhe ka shërbyer të gjithë mandatin e tij të plotë megjithë kundërshtimet e fuqishme të opozitës.
XS
SM
MD
LG