Ndërlidhjet

Shqipëri: Policia konfiskoi 1.2 tonë marihuanë


Pamje e Himarës në rrethin e Vlorës

Pamje e Himarës në rrethin e Vlorës

Policia në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, ka njoftuar se ka konfiskuar 1.2 toneletë marihuanë, e cila siç beson ajo, ka qenë e destinuar për Itali.

Policia gjithashtu njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar si kontrabandues të mallit të konfiskuar.

Droga është konfiskuar mbrëmjen e së Hënës në një furgon në afërsi të qytetit të Vlorës.

Këtë informacion e ka kumtuar sot zyrtari i lartë i policisë në Vlorë, Artan Çuku.

Sasi të mëdha të marihuanës prodhohen ilegalisht në Shqipëri, që është, poashtu, rrugë tranzite për heroinën nga Azia, raporton agjencia AP.
XS
SM
MD
LG