Ndërlidhjet

20 fëmijë indian vdesin nga helmimi me ushqim të shkollës


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Së paku 20 fëmijë kanë vdekur pasi kanë ngrënë ushqimin gratis të ofruar nga një shkollë e Indisë lindore.

Zyrtarët thonë se 12 të tjerë janë në spital pasi ndodhi incidenti të martën në një shkollë në Masrakh, një fshat që gjendet 80 kilometra në veri të qytetit Patna.

Zyrtarët thonë se hetimet e para tregojnë që ushqimi ka pasur gjurmë të fosforit, që përdoret për të ruajtur orizin dhe grurin.

Të gjithë viktimat ishin të moshës ndërmjet tetë dhe njëmbëdhjetë vjeç.

Një inspektor i ushqimit është suspenduar ndërsa drejtori i shkollës po përballet me akuzën penale për neglizhencë.

Shumë qeveri të shteteve indiane kanë lansuar programe për t’iu dhënë ushqime gratis për drekë fëmijve të varfër.

Ushqyerja e dobët është një nga shqetësimet më të mëdha shëndetësore në mesin e fëmijve indian.
XS
SM
MD
LG