Ndërlidhjet

Anija koreano-veriore kishte armatim kubanez


Fotografia e një rakete të konfiskuar e postuar në twitter nga presidenti i Panamasë, Rikardo Martinelli

Fotografia e një rakete të konfiskuar e postuar në twitter nga presidenti i Panamasë, Rikardo Martinelli

Kuba ka thënë që një anije mallrash që është konfiskuar në Panama, është mbushur në një nga portet e saj me “armatime të vjetëruara mbrojtëse”.

Në një deklaratë që është bërë publike të martën, Ministria e Jashtme e Kubës, ka thënë që armatimi kthehej për Kore të Veriut për riparim.

Ky armatim sipas njoftimit thuhet se përfshinte nëntë raketa të çmontuara, dy aeroplan luftarak MIG-21 si dhe 15 motorë MIG-21.

Panamaja ka konfiskuar anijen e mallrave të Koresë Veriore dhe ka arrestuar 35 pjesëtarët e ekuipazhit të hënën pasi kanë gjetur pjesë të dyshuara të raketave që ishin fshehur nën ngarkesën që ishte sheqer kafe nga Kuba.

Aksioni i ka dhënë fund një përplasjeje mes forcave të Panamasë dhe pjesëtarëve të ekuipazhit ku ndër të tjera, kapiteni i anijës ka bërë përpjekje për të prerë fytin e tij.

Departamenti amerikan i shtetit e ka përshëndetur vendimin e Panamasë për të bastisur anijen për të cilën ka thënë se ka histori të përfshirjes në trafikim të drogës.

Një zyrtar në misionin e Koresë së Veriut në OKB ka thënë se askush nuk është i gatshëm të komentojë për ngjarjen në fjalë.
XS
SM
MD
LG