Ndërlidhjet

Kobler: Shqiperia ndihmoi në shmangien e gjakderdhjes së madhe në Irak


Martin Kobler, gjatë një prej raportimeve të tij të mëparshme para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 10 Prill 2012
Martin Kobler, gjatë një prej raportimeve të tij të mëparshme para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 10 Prill 2012
I dërguari i OKB-së për Irakun thotë se rritja e dhunës në këtë shtet është e lidhur me konfliktin në vendin fqinjë, Sirinë derisa “fushëbetejat (e të dyja vendeve) po bashkohen”.

Martin Kobler i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të marten, se grupet e armatosura të Irakut janë çdo herë e më aktive në Siri.

Kobler gjithashtu ka thënë se katër muajt e fundit kanë qenë ndër më të përgjakshmet në Irak në pesë vitet e fundit.

Në këto katër muaj janë vrarë tre mijë vetë.

I dërguari i OKB-së që është në përfundim të mandatit të tij, derisa i ka kujtuar dy vitet që ka qëndruar në Irak, ka thënë se “gjakderdhja e madhe” është shmangur kur një grup iranian në ekzil që e kundërshton regjimin në Teheran, janë zhvendosur në një kamp të ri.

Martin Kobler e ka përshendetur gatishmërinë e Shqiperisë dhe Gjermanisë që të pranojë më shumë se 300 pjesëtarë të këtij grupi, ndërsa ju ka apeluar vendeve anëtare të OKB-së që të pranojnë më shumë se tre mijë pjesëtarë të tjerë të grupit “Mujahedeen e-Khalq”.
XS
SM
MD
LG