Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë apel Moskës, largojeni Snowden nga Rusia


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shtëpia e Bardhë e ka përsëritur apelin e saj drejtuar Moskës që ta largojë nga Rusia ish kontraktorin e shërbimeve të inteligjencës amerikane, Eduard Snowden pasi ky i fundit ka kërkuar azil të përkohshëm.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney ka thënë të martën së Snowden “nuk është aktivistë i të drejtave të njeriut” dhe së “ai nuk është disident” që kërkon mbrojtje nga persekutimi politik.

Carney ka thënë se Snowden duhet të kthehet në SHBA që të përballet me akuzën për penale për vjedhje të pronës qeveritare dhe publikimit të informacioneve sekrete.

Shërbimi Federal Rus i Migracionit ka thënë se kërkesa për azil të përkohshëm e bërë të martën nga Snowden do të marr përgjigje brenda tre muajsh.

Snowden që zbuloi sekrete të shërbimeve të inteligjencës amerikane është duke jetuar në zonën e tranzitit të aeroportit të Moskës prej 23 qershorit kur u largua nga Hong Kongu.

Washingtoni ja ka anuluar pasaporten amerikane të tij.
XS
SM
MD
LG