Ndërlidhjet

SHBA-të: Azerbajxhani të ketë kujdes me zgjedhjet


(Ilustrim)
(Ilustrim)
SHBA-të kanë kërkuar nga Azerbajxhani që të ndërmerrë “hapa të guximshëm për të përmirësuar ambientin politik” para zgjedhjeve presidenciale që do mbahen në tetor.

Thomas Melia, zëvendës asistenti i sekretarit amerikan të shtetit për demokraci, të drejta të njeriut dhe punë ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta “nuk ndodh gjatë ditës së zgjedhjeve, por gjatë gjithë këtyre muajve në vijim”.

Melia e ka bërë këtë deklaratë kur ju drejtua Komitetit Amerikan të Helsinkit për Azerbajxhanin, më 16 korrik, në prani të pjesëtarëve të opozitës së këtij vendi.

Ai ka thënë se gjërat që Azerbajxhani “mund t’i bëjë që nesër” përfshijnë lirimin e politikanit opozitar, Ilgar Mammadov, regjistrimin e një organizate monitoruese të zgjedhjeve dhe të mbaj premtimin për të ftuar vëzhgues të OSBE-së.

Deputeti i partisë udhëheqëse të Azerbajxhanit, Samad Seyidov, ka kërkuar që zgjedhjet e këtij shteti të mos paragjykohen.

Ai e ka përmendur unitetin brenda opozitës si provë se qeveria është e përkushtuar për pluralizëm.
XS
SM
MD
LG