Ndërlidhjet

Ashton e viziton Egjiptin


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, do të arrij të mërkuren në Kajro për të biseduar me autoritetet e reja të përkohshme.

Kjo vizitë do të realizohet një ditë pasi qeveria e re u betua dhe nisi punën.

E udhëhequr nga kryeministri Hazem el-Beblawi, kjo është qeveria e parë që prej se ushtria e rrëzoi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi.

Lëvizja “Vëllazëria Myslimane” e Morsit ka reaguar ndaj ceremonisë së martës në Kajro duke e quajtur kabinetin e ri qeveritar si “jo legjitim”.

Shefi i armatës që është dhe arkitetki i rrëzimit të Morsit nga pushteti është betuar si zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG