Ndërlidhjet

Konfirmohet vrasja e zëvendës shefit të Al Kaidës në Jemen


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Al Kaida në Gadishullin Arab e ka konfirmuar se zëvendës shefi i tyre në Jemen është vrarë në një sulm të aeroplaneve amerikan pa pilot.

Zyrtari i lartë i Al Kaidës, Ibrahim al-Rubaish ka thënë përmes një video të publikuar të mërkurën se Said al-Shehri, i njohur gjithashtu edhe si Abu Sufyan al-Azdi, është vrarë, por nuk e thotë kur.

Zyrtarë qeveritarë të Jemenit patën lajmëruar disa herë se militanti i lindur në Arabi Saudite është vrarë në muajin janar.

Ushtria amerikane e pat lënë të lirë al-Shehrin nga burgu i Guantanamos, në Kubë në vitin 2007 dhe më pas ishte raportuar se ai ishte bërë pjesë e një programi për rehabilitim në Arabinë Saudite.

Ai ishte zhdukur pasi e kishte përfunduar programin rehabilitues, dhe më vonë ishte paraqitur si një nga udhëheqësit e Al Kaidës në Jemen.

Një organizatë me bazë në Washington, “New America Foundation” ka raportuar se SHBA-të gjatë vitit 2012 kanë realizuar 53 sulme me aeroplan pa pilot në Jemen.
XS
SM
MD
LG