Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet vellai i këshilltarit për siguri kombëtare


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ahmad Wali Jaan, vëllau i këshilltarit për siguri kombëtare të Afganistanit, Rangin Dadfar Spanta, është vrarë me armë zjarri në krahinën perëndimore të Heratit.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Abdul Rauf Ahamdi, i ka thënë agjencisë së lajmeve franceze, AFP, se Jaan është sulmuar nga dy persona të armatosur që ishin me motoçikletë derisa ai dilte nga një banjë publike në qytetin e vogël Karukh, mëgjesin e së mërkures.

Ai tha se sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se deri më tash askush nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Jaan ka qenë prokuror në këtë qytezë, që është afër kufirit të Afganistanit me Iranin.

Spanta ka shërbyer si ministër i jashtëm prej vitit 2006 deri më 2010 para se të bëhej këshilltar për siguri kombëtare i presidentit afgan, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG