Ndërlidhjet

Bangladesh: Dënohet edhe një tjetër lider islamik për krime lufte


Aktivistët dhe luftetarët e lirisë që kanë luftuar kundër Pakistanit demonstrojnë para Tribunalit Ndërkombëtar në Dhaka, 9 Maj 2013

Aktivistët dhe luftetarët e lirisë që kanë luftuar kundër Pakistanit demonstrojnë para Tribunalit Ndërkombëtar në Dhaka, 9 Maj 2013

Një gjykatë në Bangladesh e ka dënuar edhe një tjetër lider islamik për krime lufte të kryera gjatë luftës për pavarësi nga Pakstani në vitin 1971.

Ali Ahsan Mohammad Mojaheed, 65 vjeçar, sekretari i përgjithshëm i partisë “Jamaat e Islami” është dënuar të mërkuren me akuzat për gjenocid, vrasje, konspiracion dhe bashkëpunim në krime.

Avokati mbrojtës tha se klienti i tij do ta apelojë vendimin.

Për të protestuar kundër vendimit, partia islamike ju ka bërë thirrje popullit për grevë në të gjithë vendin ditën e mërkurë.

Të hënën, Tribunali Ndërkombëtar për Krime i krijuar nga qeveria e ka dënuar një tjetër lider islamik të kësaj partie për krime lufte.

Ghulam Azam është dënuar me 90 vjet burg.

Qeveria e këtij shteti konsideron se ushtria pakistaneze dhe bashkëpunëtorët e saj siç ishte partia islamike, Jamaat el-Islami, kanë varë 3 milion njerëz dhe kanë dhunuar 200 mijë gra gjatë luftës.

Sidoqoftë, këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga hulumtuesit e pavarur.
XS
SM
MD
LG