Ndërlidhjet

Kerry e vazhdon vizitën në Lindje të Mesme


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë takimit me liderin palestinez, Mahmud Abbas, 16 korrik, 2013

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë takimit me liderin palestinez, Mahmud Abbas, 16 korrik, 2013

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, po e vazhdon vizitën e tij në Lindjen e Mesme edhe të mërkurën.

Kerry pritet të takohet me ministrat e jashtëm të Ligës Arabe në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.

Fokusi i këtij takimi pritet të jetë plani i paqes arabo – izraelit i propozuar nga Arabia Saudite dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah.

Diskutimet gjithashtu pritet të trajtojnë edhe situatën në Egjipt pas rrëzimit nga pushteti të presidentit islamik, Muhammad Morsi, si dhe luftën civile në Siri.

Të martën, në Aman, Kerry është takuar me ministrin e jashtëm të Jordanisë, Nasser Judeh dhe liderin palestinez, Mahmud Abbas, i cili e ka një shtëpi në këtë shtet.

Nuk është dhënë asnjë detaj pas asnjërit prej takimeve.

Ky është udhëtimi i gjashtë i Kerrit në rajon për gjashtë muaj prej se e ka marrë detyren e sekretarit amerikan të shtetit.
XS
SM
MD
LG