Ndërlidhjet

Thaçi takohet me ish shefin e UNMIK-ut, Petersen


Kryeministri i Kosovës e ka takuar ish shefin e UNMIK-ut nga viti 2004 deri më 2006 në zyren e tij në Prishtinë, 17 korrik 2013

Kryeministri i Kosovës e ka takuar ish shefin e UNMIK-ut nga viti 2004 deri më 2006 në zyren e tij në Prishtinë, 17 korrik 2013

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka takuar ish kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen Petersen të cilin e ka falenderuar për kontributin që e ka dhënë para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Jeseen Petersen ka qenë shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK nga viti 2004 deri më 2006.

Sipas komunikatës të lëshuar nga qeveria e Kosovës, ish-kryeadministratori i Kosovës, ka thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi ka bërë punë të mirë në shumë fusha, duke dëshmuar se shteti i Kosovës është një storie suksesi. Z.Petersen e vlerësoi lartë lidershipin e kryeministrit Thaçi në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.”
XS
SM
MD
LG