Ndërlidhjet

Odalloviq: Të huajt toleruan krimet kundër serbëve


Beograd - Shefi i Komisionit Qeveritar të Serbisë për personat e pagjetur, Veljko Odalloviq

Beograd - Shefi i Komisionit Qeveritar të Serbisë për personat e pagjetur, Veljko Odalloviq

Misionet ndërkombëtare në Kosovë kanë toleruar vrasjen e serbëve gjatë luftës, thotë kreu i komisionit qeveritar të Serbisë për personat e pagjetur Velko Odalloviq, i cili argumenton këtë akuzë me faktin se asnjë institucion i huaj në Prishtinë nuk ka procesuar përgjegjësit për kidnapimin dhe vrasjen e serbëve.

Gjatë tribunës së organizuar në Beograd për “Ditët e Kujtimit”, Odalloviq tha se ky fakt është një njollë e zezë në punën e atyre që ishin garant për paqen dhe sigurinë.

“Përgjegjësit nuk janë procesuar [sjell para drejtësisë], kjo është një njollë e madhe në mandatin e bashkësisë ndërkombëtare, KFOR-it dhe UNMIK-ut, por edhe institucioneve të Prishtinës, të cilat e quajnë veten shtet, dhe të cilat e projektojnë shtetin sipas krimeve”, citon beta Odalloviqin.

“Ditët e Kujtimit” në Serbi, sipas medieve beogradase, këtë vit kujtuan 15 vjetorin e asaj që thuhet se ishin kidnapimet dhe vrasjet e para masive të serbëve në Kosovë, gjatë periudhës kohore 11 deri më 22 korrik 1998 në komunën e Rahovecit.

Odalloviq shtoi se hetimet e deritashme të transplantit të organeve serbe nuk kanë dhënë rezultate të mëdha, por shtoi se nuk do të heqet dorë, dhe se çdo gjurmë po hetohet, për të zgjidhur fatin e 520 serbëve të zhdukur.

“Koha e ka bërë të veten”, nënvizoi Odalloviq ndërsa shtoi se është humbur rasti kur ekipet ndërkombëtare dhe ato të Tribunalit të Hagës, “përkundër kapaciteteve të mëdha, nuk ndërmorën të gjitha hetimet”.

Shefi i komisionit qeveritar për personat e pagjetur ka shprehur dyshimin se ekipi i cili po heton trafikimin e organeve në Kosovë, do të arrij tek kryerësit dhe organizatorët e këtyre krimeve.
XS
SM
MD
LG