Ndërlidhjet

Thaçi: Marrëveshja ka nis të zbatohet në tërësi


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot para kabinetit të tij qeveritar, se Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka filluar së zbatuari në tërësi.

Ai është shprehur i kënaqur me hapat fillestar të zbatimit të marrëveshjes, ndonëse ka deklaruar se ende ka punë për të bërë për integrimin e serbëve në institucione dhe heqjen e dy barrikadave që kanë mbetur në këtë pjesë të Kosovës.

Thaçi tha se tani fillon faza e rekrutimit individual të qytetarëve serbë që duan të jenë pjesë e policisë së Kosovës, kurse e vlerësoi si shumë të rfëndësishëm edhe vendimin për mospranimin e asnjë lënde të re në gjykatat paralele të Serbisë në veri.

Po ashtu, kryeministri Thaçi tha se po punohet edhe në përgatitjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 3 nëntor.

Ai ftoi serbët e veriut dhe subjektet politike serbe që të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG