Ndërlidhjet

Çeki: Parlamenti voton kundër zgjedhjeve të parakohshme


Ilustrim
Ilustrim
Dhuma e Ulët e Parlamentit të Çekisë ka refuzuar një mocion të mërkurën për të shpërndarë Kuvendit, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Me këtë refuzim, mediet në Pragë thonë se paqartësia politike në shtet do të zgjas me muaj të tërë.

Mocioni u propozua nga Social-Demokratët e qendrës së majtë, pasi presidenti Milos Zeman, zgjodhi aleatin e tij të moçëm, Jiri Rusnok që të formoj qeverinë e re çeke.

Vendimi i presidentit Zeman nuk është përkrahur nga partitë kryesore politike.

Por plani për zgjedhje të parakohshme, nuk arriti të merr 120 votat e nevojshme të 200 parlamentarëve, sa duhen për të shpërbërë parlamentin.
XS
SM
MD
LG