Ndërlidhjet

Rouhani: Kush janë zionistët për të na kërcënuar ne?


Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rouhani
Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rouhani
Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rouhani tha të mërkurën se është qesharake që kryeministri izraelit Benjamim Netanyahu të kërcënoj Teheranin se po i ofrohet “vijës së kuqe” të Izraelit rreth programeve të veta bërthamore.

Sipas tij shtetit izraelit nuk ka kapacitete për të sulmuar Iranin.

“Ka pasur shumë biseda se ky opsion është në tavolinë”, tha Rouhani, duke iu referuar kërcënimeve të përsëritura nga Izraelit.

“Duhet të qeshesh kur i dëgjon këto”, Rouhani iu tha veteranëve të luftës Irano-Irakiane të viteve 1980-1988.

“Por kush janë Zionistët, që të na kërcënojnë ne?”.

Zgjedhja e politikanit relativisht të moderuar Rouhani muajin e shkuar, ka shtuar shpresat në perëndim se do të arrihet një përparim rreth programit të kontestuar bërthamor iranian.

Por Netanyahu ka paralajmëruar botën që të mos humb vëmendjen nga Irani, për shkak të krizave në Siri dhe Egjipt.

Izraeli besohet se është i vetmi shtet i armatosur me armë bërthamore në Lindjen e Mesme, ndërsa Tel Avivi ka lënë të hapura të gjitha opsionet për të parandaluar Iranin që të ndërtoj armë bërthamore.

Rouhani që merr detyrën e presidentit në muajin gusht, ka lajmëruar se dëshiron të ndërtoj një qasje më pak konfrontuese me perëndimin për programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG