Ndërlidhjet

Kerry: Izraeli të rishikoj planin arab të vitit 2002


Jordan -- Sekretari amerikan i shtetit John Kerry pas arritjes në aeroportin ndërkombëtar të Amanit, 16Korrik2013
Jordan -- Sekretari amerikan i shtetit John Kerry pas arritjes në aeroportin ndërkombëtar të Amanit, 16Korrik2013
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry i ka bërë thirrje Izraelit që të konsideroj me vëmendje nismën paqësore të Ligës Arabe të vitit 2002, të cilën autoritetet izraelite e kanë hedhur poshtë në të kaluarën.

“Izraeli duhet të shikoj thellë në këtë nismë, e cila i premton paqe Izraelit me 22 kombe arabe, dhe 35 shtete myslimane – që në total i bjen 57 kombe të cilat qëndrojnë dhe presin mundësinë e bërjes paqe me Izraelin”, porositi Kerry nga Amani të mërkurën, ku takoi liderët e shteteve anëtare të Ligës Arabe.

Plani i paraqitur nga Arabia Saudite gjatë samitit të Ligës Arabe në Bejrut gjatë vitit 2002, i ofronte njohje të plotë Izraelit, por vetëm nëse heq dorë nga toka të cilën ka uzurpuar në vitin 1967 gjatë luftës në Lindjen e Mesme, dhe nëse pajtohet për “një marrëveshje të drejtë” me refugjatët palestinez.

Një zyrtar i lartë nga Katari, ka zbutur edhe më tej këtë plan, pasi nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë shkëmbim territoresh, në saje të zgjidhjes së kufirit Izraelo-Palestinez.
XS
SM
MD
LG