Ndërlidhjet

Power: Turp që KS i OKB rri duarkryq për Sirinë


New York - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Ilustrim)

New York - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Ilustrim)

Përgjigja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën civile në Siri është e turpshme, tha të mërkurën Samantha Power, e nominuara e presidentit Barack Obama për të qenë ambasadorja e ardhshme amerikane në Kombet e Bashkuara.

“Ne e shohim dështimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’iu përgjigjur masakrës në Siri – si një turpërim që historia do ta gjykoj ashpër”, tha Poëer në dëshminë e saj para komitetit për punë të jashtme të Senatit.

Gjatë marrjes në pyetje nga senatorët, ajo e quajti Sirinë si një prej “rasteve të brutalitetit masiv” që ka parë ndonjëherë në jetën e saj.

42 vjeçja Samantha Power, është ish-këshilltare e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe gazetare e cila ka fituar çmimin Pulitzer për hulumtimin e saj rreth dështimit të Shteteve të Bashkuara që të parandalojnë gjenocidin.

Ajo shihet si një avokate aktive e politikës së jashtme amerikane.

Gjatë dëshmisë para senatorëve, ajo tha se e sheh si “të papranueshme dhe të anshme sulmet kundër shtetit të Izraelit” në Kombet e Bashkuara dhe “absurditetin” që Irani është kryesues i Konferencës së OKB-së për çarmatim.

Samantha Power pritet të fitoj me lehtësi bekimin e Senatit për postin e ambasadorës në OKB.
XS
SM
MD
LG