Ndërlidhjet

Vëllazëria Muslimane: BE s'ka ofertë për krizën


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i partisë së presidentit të përmbysur Mohamed Morsi, Vëllazërisë Muslimane është takuar sot me shefen e diplomacisë evropiane në Kajro, ndërsa tha se Brukseli nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në Egjipt.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton ka zhvilluar një takim 45 minutësh me Amr Darrag dhe disa liderë tjerë të Vëllazërisë Myslimane, dhe kryeministrin e dikurshëm të Morsit, Hisham Kandil.

I pyetur nëse ishte i zhgënjyer që Bashkimi Evropian nuk po mbështet Vëllazërinë Myslimane, Darrag tha “ne nuk presim përkrahje prej askujt. Ne mbështetemi vetëm tek vetja”.

Kryediplomatja evropiane nuk është prononcuar për mediet pas takimit.
XS
SM
MD
LG