Ndërlidhjet

Sërish ndizet alarmi i rrezatimit në Fukushima


Japoni - Pamje nga ajri e centralit të dëmtuar bërthamor në Fukushima (Ilustrim)

Japoni - Pamje nga ajri e centralit të dëmtuar bërthamor në Fukushima (Ilustrim)

Ndërtesa e gjymtuar e centralit bërthamor në Fukushima ka nis të nxjerr avull, siç duket nga reaktori bërthamor, lajmëroi të enjten kompania e energjisë elektrike e Tokios, TEPCO.

Deri më tani del se niveli i rrezatimit është i qëndrueshëm, ndërsa punëtorët e TEPCO-së kanë vazhduar të hedhin ujë mbi reaktorin e tretë, për ta ftohur atë.

Reaktori i tretë është dëmtuar pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011.

Afro 20,000 njerëz kanë vdekur atëbotë, duke ndezur alarmin më të madh ndonjëherë bërthamor.

Mijëra njerëz ende mbesin të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, që gjendeshin pranë centralit, për arsye se niveli i rrezatimit ende mbetet i lartë.

Shumica e reaktorëve bërthamor në Japoni mbesin të shuar, për shkak të sigurisë prej se ka ndodhur katastrofa në Fukushima.
XS
SM
MD
LG