Ndërlidhjet

Greqi: Kalon ligji që shkarkon 25000 nëpunës publik


Greqi - Mijëra njerëz protestojnë para parlamentit grek, 17Korrik2013
Greqi - Mijëra njerëz protestojnë para parlamentit grek, 17Korrik2013
Parlamenti i Greqisë ka votuar ligjin për largimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik.

Masat ligjore u miratuan të mërkurën mbrëma, me një dalim të vogël në vota.

Ky miratim ishte i nevojshëm për të zhbllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar që kapin vlerën prej 7 bilionë euro.

Përderisa ligjvënësit po debatonin rreth ligjit, mijëra protestues ishin mbledhur jashtë parlamentit, dhe po bënin thirrje për refuzimin e masave të reja ekonomike.

Me këtë normë ligjore caktohen planet për largimin nga puna të 25,000 punëtorëve, kryesisht mësues dhe policë komunal, që ka shkaktuar protesta, marshe dhe greva për një javë rresht në këtë shtet.

Ligji u miratua disa orë para se në Athinë të arrijë për një vizitë ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, që fajësohet nga grekët si njeriu përgjegjës për këto masa.

Kjo është vizita e tij e parë në Greqi, prej se është përfshirë në krizë të thellë.
XS
SM
MD
LG