Ndërlidhjet

Panama: OKB do të inspektojë anijen e Koresë së Veriut


Panama - Një raketë e gjatë është gjetur në anijen e Koresë së Veriut ,16Korrik2013

Panama - Një raketë e gjatë është gjetur në anijen e Koresë së Veriut ,16Korrik2013

Panamaja ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të hetojnë kargon e anijes së Koresë së Veriut e cila po kontrabandonte armë nga Kuba.

Panamaja kishte ndaluar anije qysh javën e kaluar, dhe kishte filluar të dyshoj se po transportonte diçka të dyshimtë pasi anëtarët e ekuipazhit ishin treguar agresiv me doganierët dhe kapiteni i anijes tentoi të bëjë vetëvrasje.

Në brendi të ngarkesës në anije, autoritetet zbuluan bunkere ku ishin fshehur pajisje raketore, aeroplan luftarak MIG dhe armë të tjera, që Kuba thotë se janë jashtë përdorimit, dhe se po i dërgonte ato për në Korenë e Veriut për riparim.

Qeveria e Panamasë njoftoi se hetues nga Kombet e Bashkuara do të vijnë në fillim të muajit gusht, pasi të jetë shkarkuar e gjithë anija.

Koreja e Veriut i bëri thirrje Panamasë që të lirojë anijen dhe ekuipazhin, të cilët janë prangosur dhe pritet të akuzohen për kontraband me armë.
XS
SM
MD
LG