Ndërlidhjet

Gjykata shpall opozitarin Alexei Navalny fajtor


Rusi - Opozitari Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij, në stacionin e trenit të Moskës para se të hip në tren për Kirov, 17Korrik2013

Rusi - Opozitari Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij, në stacionin e trenit të Moskës para se të hip në tren për Kirov, 17Korrik2013

Lideri opozitar rus Alexei Navalny është shpallur fajtor për vjedhje të enjten, në një gjykim të cilin ai e ka përshkruar si të motivuar politikisht për shkak të opozitës së tij kundër presidentit Vlladimir Putin.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës që të denojë Navalnin me gjashtë vjet burg.

Gjykata në Kirov, një qytet industrial që gjendet rreth 900 kilometra në veri-lindje nga Moska, pritet të merr vendimin më vonë gjatë ditës së sotme.

Autoritetet kishin akuzuar figurën prominente opozitare politike për përvetësimin e 510,000 dollarëve të kompanisë Kirovles në vitin 2009, në kohën kur ai punonte si governator i rajonit Kirov.

Të mërkurën komisioni qendror i zgjedhjeve në Moskë, konfirmoi se Alexei Navalny është regjistruar si kandidat në garën për kryetar të Moskës në zgjedhjet e shtatorit.
XS
SM
MD
LG