Ndërlidhjet

Abbas këshillohet për rinisjen e bisedave paqësore


Jordani - Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, 17Korrik2013
Jordani - Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, 17Korrik2013
Presidenti Mahmud Abbas do të këshillohet të enjten me liderët palestinez rreth rihapjes së mundshme të negociatave me Izraelin, tri vjet që kur u ndërprenë ato, njoftojnë zyrtarët.

Nuk është dhënë asnjë detaj rreth kushteve që Abbas mund të ketë, dhe nëse ai është nda i kënaqur nga takimi që zhvilloi në Jordani me Sekretari Amerikan të Shtetit John Kerry, i cili tash e gjashtë muaj për zhvillon me intensitet diplomaci të matur fluturuese.

Dallimet mes palëve janë “ngushtuar dukshëm”, lajmëroi të mërkurën mbrëma Kerry.

Propozimi i tij për rikthim në tavolinën negociatore - i cili nuk është bërë publik - ka marr përkrahjen e komitetit të Ligës Arabe, i cili trup konsideron se “ofrohet një terren i përshtatshëm për fillimin e negociatave”.

Abbas pritet të ketë takime këshilluese me zyrtarët e lartë që funksionojnë nën ombrellën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe partinë e tij Fatah në Ramallah.

Strategjia paqësore e presidentit të Palestinës cenzurohet zakonisht nga rivalët islamist, që qeverisin në Rripin e Gazës, dhe për këtë arsye shpesh kërkon ndihmën dhe mbështetjen e Ligës Arabe për t’u angazhuar me shtetin Izraelit.

Ende nuk është e qartë nëse miratimi që mund të merr Abbas të enjten, do t’i siguroj atij mbështetje të mjaftueshme politike për rinisjen e bisedimeve direkte me palën izraelite.
XS
SM
MD
LG