Ndërlidhjet

Navalny dënohet me 5 vjet burgim


Rusi - Aleksei Navalny gjatë gjykimit kundër tij në Kirov, 18Korrik2013

Rusi - Aleksei Navalny gjatë gjykimit kundër tij në Kirov, 18Korrik2013

Një gjykatë ruse ka dënuar me pesë vjet burgim, Alexei Navalny, kritikun më të madh të presidentit Vlladimir Putin.

Pas shpalljes së verdiktit kundër tij, ai është dërguar në paraburgim.

Avokatët e tij kanë paralajmëruar ankesë.

Lideri opozitar rus Alexei Navalny është shpallur fajtor për vjedhje të enjten, në një gjykim të cilin ai e ka përshkruar si të motivuar politikisht për shkak të opozitës së tij kundër presidentit Putin.

Prokurorët kanë kërkuar 6 vjet burg për Navalnin.

Autoritete kishin akuzuar figurën prominente opozitare për përvetësimin e $ 510,000 të kompanisë Kirovles në vitin 2009, në kohën kur ai punonte si governator i rajonit Kirov.

Të mërkurën komisioni qendror i zgjedhjeve në Moskë, konfirmoi se Alexei Navalny është regjistruar si kandidat në garën për kryetar të Moskës në zgjedhjet e shtatorit.
XS
SM
MD
LG