Ndërlidhjet

Thatësirat rrezikojnë mijëra namibian, thotë UNICEF


Ilustrim

Ilustrim

Namibia, po vuan nga thatësirat më të mëdha në tri dekadat e fundit, kurse mbi 100,000 fëmijë rrezikohen nga mungesa e ushqimit, thanë Kombet e Bashkuara të enjten.

Presidenti namibian Hifkepunye Pohamba deklaroi emergjencë kombëtare në shtetin me popullatën më të vogël jug-afrikane, pas dështimit të kulturave bujqësore në muajin maj, ndërsa dërgoi $20 milionë në ndihma humanitare për amvisëritë më të goditura.

Shumë bujq të këtij shteti me më së paku shira në Afrika nën-Sahariane, kanë qenë të detyruar që të shesin bagëtitë, pasi nuk kishin me çka t’i ushqejnë ato.

“Mungesa e ushqimit dhe ujit ka ngritur kërcënimin për sëmundje dhe mungesë të ushqimit”, tha të enjten Micaela Marques De Sousa, që është përfaqësuese e UNICEF-it për Namibinë.

“Tashmë kemi raporte të cilat dëshmojnë se fëmijët po braktisin shkollat, që është një shenjë e qartë e stresit dhe cenueshmërisë së familjeve”, shtoi ajo.

Namibia, e cila fitoi pavarësinë nga Afrika e Jugut në vitin 1990, klafisikohet si shtet me të ardhura mesatare, edhe pse çereku i popullatës 2 milionëshe, jeton në varfëri.
XS
SM
MD
LG