Ndërlidhjet

logo-print

Gjenerali Richards: Perëndimi duhet të luftoj Assadin


Mbretëri e Bashkuar – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali i Ushtrisë Britanike Sir David Richards (Ilustrim)

Mbretëri e Bashkuar – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali i Ushtrisë Britanike Sir David Richards (Ilustrim)

Shefi në largim i ushtrisë britanike tha të enjten se perëndimi duhet të bëjë luftë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad nëse dëshiron që të lë “ndikim material” kundër kalkulimeve të tij.

Gjenerali David Richards tha se ka argumente pro dhe kundër një kursi të tillë të veprimit, dhe se qeveria në Londër vazhdon të debatoj opsionet për Sirinë.

Në intervista dhënë dy gazetave britanike, gjenerali tha që nëse mirret një vendim për të ndryshuar rrjedhën e konfliktit dhe për të ushtruar presion ndaj qeverisë siriane, atëherë Britania duhet të intervenojë, dhe veproj njësoj si në Libi, tha ai.

“Nëse dëshiron të keni ndikim të dukshëm ndaj regjimit të Assadit, kalkulimet që bëjnë disa njerëz, si vendosja e ndalimit të fluturimit, nuk është e mjaftueshme”, tha Richards për Daily Telegraph.

“Duhet të jemi në gjendje, siç e bëmë me sukses në Libi, që të godisim caqet tokësore. Nëse synojmë ndikimin material të cilin e kërkojnë njerëzit, duhet të jemi në gjendje të godisim në tokë, andaj kjo i bjen se po shkojmë në luftë, nëse kjo është ajo që duam ne”, shtoi ai.

Perëndimi, sipas tij, do të duhej të shkatërroj mbrojtjen ajrore të qeverisë siriane, si dhe tankset.

“Ky është një vendim goxha i madh dhe i rëndësishëm. Ka shumë argumente për të kryer këtë ndërhyrje, por ka po aq argumente kundër”, tha gjenerali Richards për Daily Mirror.

Britania e Madhe është në krye të opozitës ndërkombëtare kundër presidentit Bashar al-Assad, të cilit i ka bërë thirrje disa herë që të lëshoj pushtetin.

Kryeministri David Cameron ka qenë burrështetasi kryesor i cili ka mbështetur ndihmën ushtarake për kryengritësit libanez, për të përmbysur liderin libian Muamer Gadafin në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG