Ndërlidhjet

Viza Liberalizimi - Kuvendi miraton 8 ligje


Ilustrim
Ilustrim
Kuvendi i Kosovës me procedura të shpejtuara ka miratuar pakon prej tetë ligjeve si pjesë e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Projektligjet, janë sponsoruar nga ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi dhe me shumicë votash janë mbështetur nga deputetët.

Këto ligje rregullojnë fusha të azilit, azil-kërkimit, menaxhimit të integruar të kufirit dhe çështje të ngjashme, për të cilat Bashkimi Evropian kërkon standarde evropiane për vendet që mëtojnë të futen në zonën pa viza - Shengen.

Sipas procedurave, të tetë ligjet i nënshtrohen edhen jë rishikimi npër komisionet gjegjëse dhe më pas formalisht votohen edhe njëherë në Kuvend, para se t’i procedohen presidentes për nënshkrim dhe publikim në Gazetën Zyrtare.

Miratimi i kësaj pakoje ligjore u bë në ditën kur para Kuvendit, në sesikonin e pasdites pritet të flasë edhe Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule.
XS
SM
MD
LG