Ndërlidhjet

Kuçi kërkon angazhim të OSBE për zgjedhjet në veri


Prishtinë - Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi (Ilustrim)
Prishtinë - Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi (Ilustrim)
Institucionet e Kosovës po mirëpresin përgjigjen pozitive të OSBE-së për angazhimin e saj në lehtësimin por edhe organizimin e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka takuar sot ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilin diskutoi rreth procesit të zgjedhjeve të cilat do të mbahen këtë vit, me theks të veçantë për organizimin e tyre në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media të ministrisë së drejtësisë thuhet se zëvendëskryeministri Kuçi, kërkoi angazhimin e OSBE-së për zgjedhjet në veri të cilat do të organizohen sipas ligjeve të Kosovës, por edhe për t’u siguruar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën.

Ai ka shprehur dhe nevojën e angazhimit të përbashkët në mënyrë që pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve, por veçanërisht e qytetarëve serbë në zgjedhje, të jetë e kënaqshme dhe të ketë zgjedhje lira dhe demokratike.

Angazhimi i OSBE-së në procesin e zgjedhjeve të sivjetme lokale në Kosovë mbështetet në marrëveshjen e arritur në dialogun Prishtinë - Beograd të ndërmjetësuar nga BE-ja.
XS
SM
MD
LG