Ndërlidhjet

Lidershipi serb takim të veçant për Kosovën


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Lidershipi shtetëror serb nga ora 16 e ka nisur takimin në zyrën e presidentit Tomislav Nikoliq, ndërsa tema e takimit është zgjedhjet lokale të Kosovës që do mbahen më 3 nëntor.

Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri, Ivica Daçiq, drejtori i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksander Vulin, kryetari i komisioni të parlamentit serb për Kosovën, Milovan Drecun, dhe këshilltari i presidentit serb, Marko Gjuriq.

Në takim pritet të vij edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë serbe, Aleksander Vuçiq.

Serbët e Kosovës në këtë takim po përfaqësohen nga kryetarët e strukturave paralele komunale të veriut, më sakt kryetari paralel i Leposaviqit, Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe kryetari i të ashtuquajturës Këshilli Kombëtar serb i Kosovës, Milan Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG