Ndërlidhjet

"Vëllazëria Myslimane" kërkon bisedime të ndërmjetësuara nga BE-ja


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Lëvizja “Vëllazëria Myslimane” e Egjiptit ka propozuar bisedime të ndërmjetësuara nga BE për t’i japur fund krizës politike në këtë vend.

Propozimi nga lëvizja islamike është kërkesa e parë formale e bërë nga ta pasi ushtria e rrëzoi nga pushteti, Muhammed Morsin, presidenti i përkrahur nga “Vëllazëria Myslimane”.

Zyrtari i kësaj lëvizjeje, Gehad el Haddad, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, se propozimi i është dërguar të dërguarit të BE-së, Bernardino Leon, para vizitës së Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, të mërkuren në Kajro.

Haddad ka deklaruar se propozimi është ende në fazë fillestare.

Ai e ka quajtur atë thjeshtë si një “kornizë” për hapjen e kanaleve të dialogut.

Ai gjithashtu ka insistuar në kërkesën e vazhdueshme të “Vëllazërisë Myslimane” që Morsi të rikthehet në pushtet.
XS
SM
MD
LG