Ndërlidhjet

logo-print

Kampionati botëror i futbollit në televizione pa pagesë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Gjykata më e rëndësishme e Bashkimit Evropian ka vendosur që Britania e Madhe dhe Belgjika mund të transmetojnë ngjarje të mëdha sportive siç është kampionati botëror i futbollit në televizion pa pagesë.

Vendimi i Gjykatës Evropiane për Drejtësi, me bazë në Luksemburg, e ka hedhur poshtë apelin e organizatës udhëheqëse të futbollit e cila ka kërkuar që të drejtat e transmetimit t’iu shes kompanive të mëdha të televizionit.

Organizata botërore e futbollit, FIFA dhe homologia e saj evropiane, UEFA, kanë sfiduar vendimet e mëparshme në Britani dhe Belgjikë që të 64 ndeshjet e kupës botërore të futbollit të transmetoheshin në televizionet që mund të shihen pa pagesë.

Në Britani, edhe ndeshjet e kampionatit evropian të futbollit transmetohen në televizone pa pagesë.

FIFA dhe UEFA, kanë argumentuar se kjo rregullore ju mohon atyre të ardhura që do të mblidheshin nga shitja e të drejtave për transmetimin e ngjarjeve të tilla sportive.

Por, gjykata në Luksemburg e ka hedhur poshtë ankesën e tyre në tërësi.
XS
SM
MD
LG