Ndërlidhjet

Libani i kërkon BE-së që të mos e cilësoi Hizballahun si terroriste


Autobusi i shkaterruar pas sulmit terrorist në Burgas, Bullgari, 19 korrik, 2012
Autobusi i shkaterruar pas sulmit terrorist në Burgas, Bullgari, 19 korrik, 2012
Libani i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të mos e klasifikojë grupin militant Hizbollah si organizatë terroriste.

Presidenti Michel Suleiman ka thënë të enjtën se Hizbollah “është një nga pjesët kryesore të shoqërisë libaneze”.

BE është duke e verifikuar nëse të deklarojë krahun ushtarak të Hizbollahut si organizatë terroriste, një veprim që e ka evituar që një kohë të gjatë megjithë presionin e SHBA-ve.

Gjermania së fundi e ka ndryshuar politikën e saj pasi ka rezistuar një kohë të gjatë për ta futur Hizbollahun në listën e atyre që mund të destabilizojnë Libanin.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se ata janë detyruar për të marrë këtë vendim pas një sulmi terrorist në qytetin Burgas të Bullgarisë.

Të enjtën, ministri i brendshëm bullgar, Tsvetlin Yovchec, gjatë një ceremonie për të kujtuar viktimat e sulmit ka thënë se Sofia është e sigurtë se prapa sulmit qëndron Hizballah.

Pesë turistë izraelit dhe shoferi bullgar janë vrarë gjatë sulmit.
XS
SM
MD
LG