Ndërlidhjet

Qershori kishte temperatura më të larta se zakonisht


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Toka e ka përjetuar muajin qershor, të pestin më të nxehtin ndonjëherë muajin e kaluar.

Ky lajm mbështetet në të dhënat e publikuara nga Administrata kombëtare oqeanike dhe atmosferike amerikane.

Në njoftim thuhet se tempereatura mesatare globale muajin e kaluar ishte 16.14 gradë celsius, një mesatare kjo e njejtë me vitin 2006, dhe mbi mesataren e shekullit të 2o-të e cila ishte 15.5 gradë celsius.

Gjatë qershorit, rekordet mujore janë tejkaluar në shumicën e veriut të Kanadasë, Rusisë perëndimore, Japonisë jugore, Filipinet, një pjesë të Kinës dhe Afrikës jugore dhe qendrore.

Derisa pjesa më e madhe e botës është pjekur në temperatura të larta, Azia Qëndrore, India dhe Evropa perëndimore e kanë thyer këtë trend me temperatura më të ftohta se sa zakonisht.
XS
SM
MD
LG