Ndërlidhjet

Në orën 10 dorëzohet peticioni kundër Projektligjit për Amnisti


Fotografi gjatë mbledhjës së nënshkrimeve në peticionin kundër Projektligjit për Amnisti, 11 korrik, 2013

Fotografi gjatë mbledhjës së nënshkrimeve në peticionin kundër Projektligjit për Amnisti, 11 korrik, 2013

Grupi i organizatave të shoqërisë civile, do t’i dorëzojnë Presidencës së Kosovës peticionin për ndryshimin e projektligjit për amnisti.

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave ka njoftuar se në orën 10 të premtën do të dorëzojë peticionin me mbi “12 mijë nënshkrime të mbledhura nga qytetarët, si dhe kërkesën drejtuar presidentes për kthimin e këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës”.

Mbledhja e nënshkrimeve u nis pak ditë para se projektligji të miratohej në parim nga deputetët kosovarë.

Projektligji për amnisti është rezultat i dialogut për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa atë e kanë pëkrahur pjesa më e madhe e subjekteve politike kosovare dhe komuniteti ndërkombëtar.

Përpos një grupi të organizatave jo qeveritare, projektligji është kundërshtuar edhe nga lëvizja Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG