Ndërlidhjet

Arrestohet ish operativi i CIA-s


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një ish zyrtar i shërbimit të inteligjencës amerikane, CIA i cili është dënuar në vitin 2003 për rrëmbimin nga një rrugë e Milanos të një të dyshuari për terrorist nga Egjipti, është arrestuar në Panama.

Robert Seldon Lady, ish udhëheqësi i degës së CIA-s në Milano, ishte dënuar nga gjykata italiane e apelit më herët gjatë këtij viti me nëntë vjet në burg, pasi ishte gjykuar në mungesë në Itali.

Zyrtarët e të dyja shteteve në Itali dhe Panama, të enjtën e kanë konfirmuar se Seldon Lady është arrestuar.

CIA ka thënë se nuk do ta komentojë rastin.

Osama Nasr ishte kapur në një nga rrugët e Milanos në vitin 2003 dhe ishte dërguar në Egjipt për tu marrë në pyetje, ku ai thotë se është torturuar për shtatë muaj.

Ai është liruar më vonë.

Në vitin 2009, një gjykatës Italian ka dënuar 23 amerikanë, duke përfshirë edhe Seldon Lady, në mungesë, për kidnapimin e këtij kleriku.
XS
SM
MD
LG