Ndërlidhjet

Ukrainë: Protesta kundër policisë


Protestuesit reagojnë kundë policisë ukrainase gjatë protestës për rastin e dhunimit të një vajze te re, 19 korrik 2013
Protestuesit reagojnë kundë policisë ukrainase gjatë protestës për rastin e dhunimit të një vajze te re, 19 korrik 2013
Policia speciale në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka shpërndarë një protestë që ka të bëjë me rastin e muajit të kaluar të përdhunimit të një gruaja e cila e ka akuzuar policinë për këtë krim.

Mediat vendore kanë raportuar se policia ka arrestuar 10 persona mëngjesin e së premtës pasi rreth 100 protestues janë urdhëruar që të largohen nga tendat që ata i kishin vendosur në sheshin e kryeqytetit.

Autoritetet kanë lejuar protestën në të njejtin shesh të enjtën.

Në fillim të këtij muaji, qindra persona dolën në rrugë të qytetit Vradijvka, 300 kilometra në jug të Kievit pasi një punonjëse e një dyqani deklaroi se ajo është rrahur dhe dhunuar nga dy policë.

Të shqetësuar nga fshehja e rastit, banorët vendës patën bërë përpjekje që të marrin nën kontroll një stacion policor.

Qeveria ukrainase që nga ajo kohë e ka pushuar nga puna një prokuror rajonal si dhe udhëheqësit e policisë rajonale dhe atë të këtij qyteti.

Dy të dyshuar si autor të krimit janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG