Ndërlidhjet

logo-print

Dorëzohet peticioni për rikthimin e projektligjit për amnisti në Kuvend


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Grupi i Rrjetit të Grave të Kosovës, Community Building Mitrovica, Syri i Vizionit, EC Ma Ndryshe dhe INPO, dorëzuan sot në Presidencë Peticionin e qytetarëve me mbi 12 mijë nënshkrime të cilët kërkojnë ndryshimin e Projektligjit për Amnisti, së bashku me kërkesën për kthimin e këtij Projektligji në Kuvend.

Mbledhja e nënshkrimeve siç njoftojnë vet këto organizata është bërë brenda 4 ditësh.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave, në letrën që ja kanë dorëzuar të premtën presidentës Atifete Jahjaga, janë shprehur se ata pajtohen me rëndësinë e këtij ligji, porse ai duhet të vlejë për integrimin e qytetarëve serbë të veriut në institucionet e Kosovës.

“Ky ligj ka dalë si detyrim nga Marrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe si i tillë duhet t’u adresohet në mënyrë eksplicite personave/subjekteve të cilat kanë qenë objekt i marrëveshjes në fjalë. Versioni aktual i ligjit është shumë larg bërjes së një dallimi të tillë dhe lejon hapësirë për amnisti edhe të personave/subjekteve që nuk kanë qenë objekt i marrëveshjes në fjalë”, thuhet në pikën 1 të kësaj letre.

Përpos një grupi të organizata jo qeveritare, projektligji është kundërshtuar edhe nga lëvizja Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG