Ndërlidhjet

logo-print

Serbët ende pa marrëveshje për 3 nëntorin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shteti serb dhe përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës janë takuar mbrëmë vonë në Beograd për të tejkaluar të gjitha pengesat e pjesëmarrjës së serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të Kosovës.

Takimi i mbajtur në presidencën serbe, ndërsa në të zyrtarët më të lartë serbë si dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë informuar me detajet e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Pas takimit nuk është thënë se është arritur ndonjë marrëveshje, por sipas Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se të gjitha palët janë pajtuar se duhet pasur unitet për hir të “interest shtetëror serb”.

“Është shumë e rëndësishme që çdo marrëveshje që ne e arrijmë, në çfarëdo drejtimi, të jetë një marrëveshje që rezulton në unitet. Ka ardhur koha që konfliktet partiake të lihen anash dhe se interesi kyq i shtetit serb në lidhje me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje është që ky vendim të merret së bashku dhe se serbët të marrin pjesë si një parti e vetme", ka thënë, Gjuriq
XS
SM
MD
LG