Ndërlidhjet

logo-print

Takim i nivelit të lartë Pakistan - Afganistan


Sartaj Aziz, këshilltari i kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, gjatë një interviste me Reuters, 24 maj 2013

Sartaj Aziz, këshilltari i kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, gjatë një interviste me Reuters, 24 maj 2013

Një zyrtar i lartë i Pakistanit do e vizitojë Afganistanin me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve në mes të fqinjëve që kanë problem mes vete.

Zyrtartari pakistanez, Sartaj Aziz, këshilltari i kryeministrit të Pakistanit për punë të jashtme, do të arrij në Kabul të shtunën për të biseduar me Presidentin afgan, Hamid Karzai rreth procesit të paqes në vendin e tij.

Aziz i ka thënë Associated Press se Islambadi ka “sado pak ndikim”, por nuk i kontrollon talibanët afganë.

Kabuli e ka kërkuar ndihmesën e Pakistanit që të nxisë talibanët afganë të cilët fshihen në territorin e kësaj të fundit për të pranuar procesin e paqes.

Vizita gjithashtu mund të krijoj mundësitë për një takim të propozuar në mes të liderëve të të dyja vendeve.

Kjo është vizita e parë e nivelit të lartë në mes të Afganistanit dhe Pakistanit që prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare pakistaneze në maj.
XS
SM
MD
LG