Ndërlidhjet

Kongresmenët i shkruajnë Obamës për Iranin


Ndërtesa e Kongresit amerikan
Ndërtesa e Kongresit amerikan
Më shumë se 100 pjesëtarë të Kongresit amerikan, përmes një letre i kanë dhënë përkrahje presidentit Barack Obama për të ri-angazhuar diplomatikisht Iranin rreth programit bërthamor të tij pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Deri të enjtën letra ka pasur nënshkrimin e 118 pjesëtarëve të Kongresit, që i bjen afërsisht çereku i këtij institucioni amerikan.

Autorët e letrës, një republikan dhe nje demokrat, shpresojnë që atë ta dërgojnë në Shtëpinë e Bardhë, të premtën.

Letra nënvizon që derisa Irani edhe më parë ka ndryshuar presidentët, “do të ishte gabim që të mos testohet nëse” presidenti i sapo zgjedhur, Hassan Rohani, përfaqëson një mundësi të sinçertë për progres në marrëdhëniet SHBA – Iran.

Irani mohon akuzat se është duke tentuar të prodhojë armë bërthamore duke thënë se programi bërthamor ekziston vetëm për arsye paqësore.
XS
SM
MD
LG