Ndërlidhjet

Kerry prapë viziton Bregun Perëndimor


Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry (M) gjatë një takimi me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas (D), Ilustrim
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry (M) gjatë një takimi me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas (D), Ilustrim
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry po bënë një ndalesë të paplanifikuar në Bregun Perëndimor në përpjekje për të rinisur bisedimet paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.

Zyrtarë amerikan dhe palestinës thonë se Kerry do të takohet të premtën me presidentin Mahmud Abbas në Ramallah.

Më herët gjatë ditës, Kerry ishte takuar me negociatorin palestinez Saeb Erekat në Amman të Jordanisë për të diskutuar kushtet e rifillimit të negociatave.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se pala palestineze po kërkon që Izraeli të njeh kufijtë e para 1967 si bazë për bisedimet e të ardhmes së shtetit të tyre.

Izraeli dëshiron që negociatat të nisin pa kushtëzime.

Turneu i sekretarit amerikan në Lindjen e Mesme këtë javë, është i gjashti me radhë, në katër muajt e fundit.

Ai po përpiqet që të rihap bisedimet të cilat u përmbysën vitin 2010, për shkak të konfliktit që u ngjall nga ndërtimi i kolonive në Bregun Perëndimor e okupuar.
XS
SM
MD
LG