Ndërlidhjet

Irak: Shpërthimi në xhami vret së paku 20 persona


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një bombë ka shpërthyer në një xhami në veri të Bagdadit,ndërsa raportet e para thonë se 20 persona janë vrarë.

Sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtës në xhaminë Abu Bakr al-Sadiq në qytezën Al Wajihiyah, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit të Irakut.

Disa raportime thonë se ngjarja ishte një sulm vetvrasës, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Policia vendore ka raportuar për numrin e viktimave ndërsa ka thënë se 40 persona të tjerë janë lënduar gjatë sulmit.

Ishte e paqartë kush ishte përgjegjës për sulmin, por krahina Diyala, ku gjendet qyteza ku ndodhi sulmi, ka pasur rritje të dhunës.

Sulmet që lidhen me dhunën sektariane në mes të shumicës Shiite dhe minoriteti suni ka marrë jetën e më shumë se 2600 personave nga fillimi i prillit.
XS
SM
MD
LG