Ndërlidhjet

Mbipesha - Dubai shpërblen 'dietën' me ari


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Dubait do t’i paguaj shtetasit e vet me ari, nëse ata humbin peshë.

Kjo ofertë është pjesë e fushatës qeveritare për të luftuar mbipeshën, që është në rritje e sipër si fenomen në emirate.

Sfida 30 ditëshe për humbje të kilogramëve është lansuar të premten, dhe koincidon me muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët agjërojnë tërë ditën.

Shumë njerëz hanë tepër ushqim pas iftarit, që mund të shtojë jashtëmase peshën e tyre, shumë më lartë sesa periudhës jashtë Ramazanit.

Garuesit të cilët regjistrohen nga e premtja mund të largohen me nga një gram ari, që në fillim të garës, lajmëroi autoriteti civil i Dubait, si pjesë e nismës “Pesha e juaj në ari”

Tre garuesit “në dietë” mund të fitojnë monedha ari që vlejnë 20,000 dirham apo $5,400.

Pjesëmarrësit duhet të humbin minimum 2 kilogramë, për t’u kualifikuar në këtë garë.
XS
SM
MD
LG