Ndërlidhjet

Zëdhënësi i Al-Kaidas akuzon ShBA-të për torturë


ShBA - Senatori amerikan Kelly Ayotte tregon me gisht se cili është Sulaiman Abu Ghaith (M) gjatë një konference për shtyp në Capitol Hill, të Washington (Ilustrim)
ShBA - Senatori amerikan Kelly Ayotte tregon me gisht se cili është Sulaiman Abu Ghaith (M) gjatë një konference për shtyp në Capitol Hill, të Washington (Ilustrim)
Dhëndrri i Osama bin Laden thotë se është torturuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ka kërkuar nga një gjykatës në New York që të pushojë rastin për terrorizëm kundër tij.

Avokatët e Sulaiman Abu Ghaith kanë paraqitur këtë kërkesë të premten para një gjykate federale në Manhattan.

Abu Ghaith po mbahet në burg pa të drejtë lirimi me dorëzani, prej se është sjell në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit mars, ndërsa pritet të akuzohet për komplot për vrasjen e amerikanëve.

Prokurorët pretendojnë se ai ka kryer këtë komplot përderisa ishte zëdhënës i Al-Kaidas pas sulmeve të 11 shtatorit.

Avokatët e tij thonë se ai është torturuar përderisa ishte nën kujdestarin e Shteteve të Bashkuara, gjatë fluturimit 14 orësh nga Jordania.

Prokurorët kanë refuzuar që të komentojnë rreth mocionit të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG