Ndërlidhjet

SHBA: Nëna e këngëtarit Jackson e akuzon promotorin


Michael Jackson dhe nëna e tij Katherine të fotografuar më 13 Qershor 2005

Michael Jackson dhe nëna e tij Katherine të fotografuar më 13 Qershor 2005

Katherine Jackson, nëna e yllit të ndjerë të muzikës, Michael Jackson, mbrëmë ka dëshmuar në procesin lidhur me padinë e saj për vendim të gabuar për vrasje, me ç’rast e ka akuzuar promoterin e koncerteve AEG Live, se ka dështuar që djalit të saj t’i jepej kujdes përkatës mjekësor, kur ai ishte sëmurë derisa përgatitej për turneun e kthimit në vitin 2009.

Zonja Jackson, 83 vjeçare, e ndali dëshminë e saj, pasi ishte ndjerë shumë keq, në momentin e përkujtimit të vdekjes së djalit të saj, dhe më vonë kërkoi që të pezullohet paraqitja e saj, për shkak të stresit gjatë seancës së procesit të pyetjeve e përgjigjjeve.

Kjo ishte hera e parë që Katherine Jackson ishte paraqitur në gjykatë në procesin, në të cilin ajo dhe fëmijët e këngëtarit të ndjerë, Michael Jackson, e padisin promotorin AIG Live.
XS
SM
MD
LG