Ndërlidhjet

Navalny kthehet në Moskë, premton fitore në zgjedhje

  • RFE /RL

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është kthyer në Moskë me tren, nga vendi Kirov, dhe në fjalimin para masës së tubuar të mbështetësve tha se “jemi nisur për në zgjedhje dhe ne do të fitojmë”.

Një masë e madhe e mbështetësve të tij është tubuar sot herët në mëngjes në stacionin hekurudhor në Yaroslavsky për ta përshëndetur Navalnyn. Në çastin kur Navalny ka zbritur nga treni, ata kanë brohoritur “Navalny për kryetar të bashkisë”.

Navalny e ka falënderuar masën e tubuar për mbështetje gjatë procesit në gjykatën në Kirov, ku ai të entjen ishte dënuar për përvetësim.

Mirëpo, vetëm një ditë pas dënimit të Aleksei Navalny me pesë vjet burg me akuzën për vjedhje, një gjykatës në Kirov të Rusisë urdhëroi lirimin nga burgu të liderit opozitar.

Të premten, prokurori kërkoi që Navalny të lirohe derisa ai të apelojë vendimin.

Gjykatësi e ka cituar kandidaturën e tij për kryetar të Moskës si një nga arsyet për lirimin e kritikuesit të njohur të qeverisë.

Gjykatësi tha se burgimi i Navlanit e vë atë në pozitë të pafavorshme kundrejt kandidatëve të tjerë.(f.b)
XS
SM
MD
LG