Ndërlidhjet

Kerry: Vazhdojnë negociatat palestinezo – izraelite


Sekretari amerikan i shtetit John kerry dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas gjatë takimit në Ramallah më 19 Korrik 2013
Sekretari amerikan i shtetit John kerry dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas gjatë takimit në Ramallah më 19 Korrik 2013
Izraeli dhe palestinezët janë pajtuar për vazhdimin e bisedimeve direkte, që ishin pezulluar në vitin 2010, tha sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

“Jam i kënaqur të shpallë se kemi arritur marrëveshje që krijon baza për vazhdimin e negociatave direkte për statusin final ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Ky është hap i rëndësishëm dhe i mirëseardhur përpara. Marrëveshja është ende në procesin e formalizimit”, tha John Kerry, mbërmë në Aman të Jordanisë, gjatë një konference për shtyp.

Ai vlerësoi se kjo marrëveshje është historike.

Zoti Kerry mëtutje ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë marrë përkushtimin e të dy palëve, për të hyrë në bisedime direkte lidhur me çështje të statusit final, me qëllim që të përfundoj konflikti i tyre, që ka zgjatur me dekada.

Sipas sekretarit Kerry, shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erakat, dhe ministrja e drejtësisë e Izraelit, Tzipi Livni, do t’i hapin bisedimet javën e ardhshme në Uashington.

John Kerry e ka lavdëruar presidentin palestinez, Mahmud Abbas, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për “zgjidhje të guximshme” për tu kthyer në tryezën e negociatave.
XS
SM
MD
LG